Agjencia Zhurnal.mk
Sport

NBA: Philadelphia mundi Lakers në “Fotofinish”

Kampionati amerikan I basketbollit NBA vazhdon sipas orarit të paraparë. Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar 13 ndeshje ku ka pasur rezultate mjaftë interesante. Filadelfia me një kosh të Haris 2 sekonda para përfundimit të ndeshjes mundi Lakersin me rezultatin 107-106. Me efikas ishte Embiid me 28 pikë e Haris me 24, te Lakers më efikas ishin , LeBron e Davis realizuan 57 pikë së bashku. Philadelphia, pas kësaj fitoreje kryeson renditjen në Lindje.
Në krye të renditjes në Konferencën Perëndim tanimë ndodhet ekipi i Utah Jazz, që mundi ekipin Dallas me rezultatin 116-104. Për Utah Jazz ishte kjo fitorja e 10-të radhazi. TE skuadra fituese më efikas ishin Clarkson me 31 pikë e Gobert me 29 pikë e 20 kërcime, ndërsa te Dallas më efikas ishte Donçiq me 30 pikë.
Fitore ka shënuar edhe Milwaukee ndaj Torontos me rezultatin 115-108. Më efikas ishin Giannis e Middleton me nga 24 pikë. Ekipi i Golden State mundi Minesotan me resultat 123-111. Më efikas ishte Wiseman me 25 pikë. Pas kohës shtesë triumfon Brooklyn, që mundi Atalantan me rezultat 132-128 . Durant dhe Harden së bashku realizuan 63 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Indiana, 106-116
Cleveland – Detroit, 122-107
Orlando – Sacramento, 107-121
Atlanta – Brooklyn, 128-132
Miami – Denver, 82-109
Philadelphia – Lakers, 107-106
Toronto – Milwaukee, 108-115
Memphis – Chicago, e shtyrë
San Antonio – Boston, 110-106
New Orleans – Washington, 124-106
Phoenix – Oklahoma, 97-102
Utah Jazz – Dallas, 116-104
Golden State – Minnesota, 123-111
/KlanMacedonia

Postime të ngjashme

Milani mund të përdorë klauzolën e Pessinas për të transferuar Ilicicin

D V

“Nga hero në zero”, kështu vlerësohet paraqitja e Baillyt në eliminimin e Bregut të Fildishtë nga Spanja nga Lojërat Olimpike

D V

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

D V

Depay shënon supergol ndaj Stuttgartit

D V

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

D V

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...