Agjencia Zhurnal.mk

Ndahen bursat “Boris Trajkovski” për vitin 2019/2020

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot i ndau bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2019/2020. Tradicionalisht, edhe këtë vit u ndanë 20 bursa për studime pasdiplomike në Programin për biznes administratë – MBA në Fakultetin ndërkombëtar të Universitetit Shefilld, Siti kolexh në Selanik. Bursistët do të vazhdojnë të përsosen në fushën e biznes administratës, menaxhmentit, marketingut dhe financave.

“Fituesit e bursave janë profesionistë me përvojë të lakmueshme të cilët me studimet pasdiplomike do të marrin njohuri dhe shkathtësi plotësuese të domosdoshme për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm personal që gjithsesi do të kontribuojë edhe për institucionet edhe për kompanitë në të cilat punojnë. Edukimi i tyre do të jetë në dobi për tërë komunitetin tonë”, tha Pendarovski.

Ai shton se këto bursa kanë më shumë se rëndësi arsimore për shkak se e mbajnë emrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, i cili, siç tha, pati cilësi të një burrështetasi të vërtetë dhe të një politikani me vizion. Prandaj, tha Pendarovski, këto bursa posaçërisht i obligojnë bartësit e tyre t’i respektojnë dhe t’i aktualizojnë vlerat të cilat i promovoi dhe jetoi ai.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se shteti pret të gjithë bursistët të japin kontribut të madh drejt realizimit të qëllimeve tona, drejt zhvillimit të shtetit edhe nga aspekti ekonomik edhe nga ai shoqëror.

Ai shtoi se Siti kolexhi paraqet institucion arsimor prestigjioz, me të cilin, siç tha, janë të interesuar në periudhën në vijim edhe më tepër ta thellojnë bashkëpunimin.

Joanis Ververidis, drejtor i fakultetit ndërkombëtar të Universitetit Shefilld, Siti kolexh nga Selaniku, tha se rezultatet e bursistëve të zgjedhur tregojnë se ata janë posaçërisht profesionistë të motivuar, me arritje të shkëlqyeshme dhe kapacitete të jashtëzakonshme.

“Ju do të studioni për diplomë në njërin nga 100 universitetet më kryesore në botë. Flasim për UNiversitet nga i cili kanë dalë gjashtë fitues të Çmimeve Nobel. Studimet të cilat do t’i ndjekin janë me cilësi kulminante. Ato ekzistojnë tashmë 25 vite në shumë shtete nga rajoni më gjerë dhe më pas arrijnë sukses të jashtëzakonshëm”, tha Ververidis.

Ky program. sqaroi ai, është posaçërisht i dedikaur për menaxherë dhe profesionistë të tjerë dhe do ta kryesojnë profesorë dhe ekspertë eminentë ndërkombëtarë dhe ka për qëllim t’i përmirësojë shkathtësitë e tyre menaxhuese dhe udhëheqëse.

Në Siti kolexhin pranë Universitetit në Shefilld, ka rreth një mijë studentë të diplomuar nga vendi, prej të cilëve 250 janë bursistë të programit “Boris Trajkovski”./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...