Agjencia Zhurnal.mk

Ndahet nga jeta komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, kolonel Neshet Shena

Ditën e sotme është ndarë nga jeta komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, kolonel Neshet Shena.

Koloneli Shena vuante prej vitesh nga leuçemia akute, por nuk ka mundur të dalë fitues në luftën me sëmundjen.

Lajmin e ka bërë të ditur Petro Koçi, i cili shkruan se Shena do mbetet ushtaraku i shkëlqyer, njeriu i përsosur fjalëpak e punëshumë, profesionisti korrekt dhe drejtuesi model.

“Lamtumire Kolonel Shena!
Lamtumire Komandanti i QBO!
Do mbetesh ushtaraku i shkelqyer, njeriu i persosur fjalepak e puneshume, profesionisti korrekt , drejtuesi model ne zemrat dhe mendjet tona!
Beme cdo perpjekje te te shpetonim nga kthetrat e leucemise akute por fati nuk na ndihu!
Parajsa u takon burrave si ti!”, shkruan Koçi ne rrjetin social.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...