Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook|.

“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar ai.

Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.

Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend./abcnews.al

Postime të ngjashme

Gjullurdia

Lea Muslija

Fotografitë e javës

Lea Muslija

U promovua përmbledhja poetike “Shkëndija letrare” 2021

Zekirija Haxhiu

Bob Dylan do promovojë koncertin e tij të parë online, “Shadow Kingdom”

Lea Muslija

Regjisori shqiptar rrëmben çmim në SHBA

Lea Muslija

Koment Vjosa shokë, Vjosa o lum i bekuar. A do të bëhet park nacional, Vjosa jonë e bukur?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...