Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit të njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Sejko është babai i aktivistit të njohur Genc Sejko, dhe një njeri i jetës publike në Shqipëri.

Për ndarjen nga jeta të Sejkos ka reaguar dhe PDIU së bashku me shoqatën patriotike “Çamëria”.

“Humbëm një patriot të madh, Hektor Sejko nuk reshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, shkruhet në ngushëllimin e PDIU-së.

Sejko pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që familja ka shpërndarë edhe mesazhin e lamtumirës.

“I lartësuar është ai që krijoi vdekjen të cilën çdo shpirt do ta provojë. Të Zotit jemi e tek ai do kthehemi. Sot ndërroi jetë babai ynë Hektor Sejko. E lus Zotin e gjithësisë që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të xhenetit”.

Namazi i xhenazes do të falet në xhaminë Dine Hoxha pas namazit të drekës dhe varrimi do kryhet në varrezat “Sharrë” ne oren 13:30. Lamtumirë babë! Zoti të pastë në kujdesin e tij”, shkroi i biri Genc Sejko në postimin e tij.

Hektor Sejko lindi në në Gjirokastër në 18 korrik të vitit 1946, dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Bamir Topi: Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në PD nëse nuk do të kishte lidhjen me Sali Berishën

N E

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

N E

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...