Agjencia Zhurnal.mk

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi.

Ajo ka nisur karrierën e saj në vitin 1959 si soliste lirike. Jorganxhi ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967 deri në 84-ën ajo ka dirigjuar në Korin e TOB, duke qenë femra e parë dirigjente.

Më 19993, edhe pse në moshën 56 vjeçe, Jorganxhi fitoi audicionin dhe filloi si këngëtare profesioniste në Teatrin “Giusepe Verdi”, në Trieste të Italisë, ku këndoi për 10 vite. Ndërkaq, homazhet e vdekjes së saj u zhvendosën dhe në studion e “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku të ftuar ishin disa kolegë e miq të Rozmarisë.

Tenori i mirënjohur, Kastriot Tusha, u shpreh se Jorganxhi duhet të shërbejë si shembull për të gjithë brezat.

“Për mua do të mbetet shembull për të gjithë brezat, shpresoj të kenë memorIe brezat e rinj”, tha Kastrioti.

Ndërsa dirigjentja Suzana Turku, e kujton kështu të ndjerën Rozmari Jorganxhi:

“E ka skalitur rolin e Marës tek opera Mrika, Marën e Mrikës unë sa herë e dëgjoj kujtoj Rozmari Jorganxhi. Më ka treguar shumë gjera, sepse ka sekrete puna jonë, unë nuk e harroj, më ka lënë mbresa shumë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...