Ndahet nga jeta Nënkoloneli i Forcave të Armatosura

nga Xh M

Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura. Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta.

Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura.

Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në operacionet për shuarjen e zjarreve në malet shqiptare.

“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore. Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku!”, shkruan ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More