Agjencia Zhurnal.mk

Ndahet nga jeta profesori i UEJL-së, Agni Aliu

Tetovë 9 gusht – Zhurnal.mk – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka njoftuar opinionin me të gjerë se sot ka ndërruar jetë Agni Aliu, profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Me këtë rast, rektori i UEJL-së, akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, menaxhmentit dhe të punësuarve familjes së të ndjerit prof. Agni Aliu ua shpreh ngushëllimet më të thella.

“Profesor Agni Aliu ka qenë i punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2003. Ai është autor i disa teksteve, punimeve shkencore dhe hulumtimeve të botuara në revista shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Profesor Agni Aliu nga studentët, kolegët dhe bashkëpunëtorët do të mbahet mend si punëtor i palodhshëm, bashkëpunues dhe mjaft kërkues në punën e tij shkencore”, theksohet nga UEJL.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...