Presidenti Ilir Meta, ka apeluar sërish për më shumë vëmendje ndaj rinisë në vend. Kreu i shtetit, përmes një postimi në Facebook, bën thirrje se është e rëndësishme që të kthehet vëmendja nga kjo kategori, e cila sipas tij, janë dhe shpresa e së ardhmes për të parandaluar largimin e tyre nga vendi.
Meta shkruan se Shqipëria, më shumë se kurrë, sot ka nevojë për shpresë dhe besim.
“Ndal largimit të trurit! Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim. Nga Shqipëria duan të largohen; 92 % e studentëve për mjekësi, 79 5 % për ekonomi dhe 64 % e studentëve për pedagogji. Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim”, shkruan Meta.