Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Ndal Rusinos” dhe Taravari të enjten në takim me Ministrin e Mjedisit Nuredini

Zhurnal Ads

Gostivar, 21 shtator – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot pasdite u takua me përfaqësuesit e iniciativës civile “Ndal Rusinos – ajër i pastër në Gostivar”. Pasi i dëgjoi kërkesat e tyre, Taravari theksoi se edhe ai i mbështet ata, së pari si qytetar i Gostivarit, ndërsa pastaj si kryetar i komunës.

Në kërkesën e tyre të fundit për një takim me Ministrin e Mjedisit, Naser Nuredini, i pari i qytetit në një bisedë telefonike me Ministrin, caktoi takim për të enjten me fillim në ora 9:30 në Shkup. Eko-aktivistët presin nga takimi me Ministrin Nuredini, në të cilin do të marrë pjesë edhe Taravari, të ndërmerren aktivitete për të gjetur një lokacion tjetër dhe një zgjidhje përfundimtare për “Rusinon”.

Në fund të takimit, Taravari gjithashtu premtoi se nesër do të marrë pjesë në protestën e “Ndal Rusinos” me fillim në ora 17, sepse, siç tha ai, ai është kundër kësaj që deponia të mbetet në Gostivar. Të njëjtën mbështetje e mori edhe nisma nga përfaqësuesit e partive politike në Gostivar. Përndryshe, iniciativa nga e shtuna javën e kaluar, e bllokoi NP Komunalec për t’i deponuar plehrat në “Rusino”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Saraji po bëhet me lagje elitare, ja si do të duket ajo (Foto)

T E

Filipçe angazhon studentë të mjekësisë në luftën kundër covid 19

Z H

Covid-19, asnjë shtrat i lirë në Klinikën Infektive

E.E.

Drejtori i Malmed, Lirim Shabani takoi Ylber Selën e AZGJ-së

E.E.

Deputetja Dauti ngre shqetësimin: 40 mijë nxënës pa mjete pune për mësim online

T E

Eko dron patrullë në Qytetin e Shkupit në kërkim të ndotësve të mjedisit jetësor

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...