Agjencia Zhurnal.mk

Ndalesa për interpretime të artistëve të estradës në objekte hotelierike para heqjes

Shkup, 30 korrik – Komisioni për sëmundje ngjitëse pranoi ta shqyrtojë kërkesën e Odës së pavarur hotelierike (OPH) dhe të Shoqatës së artistëve të estradës (SHAEM) për heqjen e ndalesës për ngjarje të organizuara muzikore në objektet hotelierike dhe të lejojë interpretim të artistëve të estradës në objektet hotelierike.

OPH dhe SHAEM presin që ndalesa të hiqet nesër.

Përfaqësues të tyre, siç kumtoi OPH, sot në mëngjes ka pasur takim pune me Komisionin në Ministrinë e Shëndetësisë, ku e arsyetuan kërkesën. Në takim ka marrë pjesë edhe dr. Zharko Karaxhovski, Me atë rast  është arritur marrëveshje, pika e deritanishme 13 nga Protokolli e cila thotë: “Ndalohet organizim i ngjarjeve muzikore në pjesë të hapur dhe të mbyllur të objektit”, të ndryshohet dhe të jetë: “Lejohet ngjarje muzikore të artistëve të estradës në objekte hotelierike në vend të posaçëm të ndarë në objekt hotelierik me distancë më të vogël prej dy metrave të artistëve të estradës nga vendet më të afërta në të gjitha drejtimet”.

Në pajtim me këtë pikë të re, ndalohet ecja e artistit të estradës gjatë interpretimit afër mysafirëve dhe në objekt hotelierik. Artistët e estradës së bashku me hotelierët kanë obligim në çdo shfaqje ta mbajnë nën kontroll situatën me mysafirët dhe të mos lejojnë në asnjë moment të vijë deri te paraqitja e situatës së pakontrolluar.

OPH dhe SHAEM, siç shtohet në kumtesë, në tërësi do ta mbështesin Inspektoratin shtetëror të tregut për t’i dënuar të gjithë ata që nuk u përmbahen rekomandimeve dhe protokolleve për punë në rast të paraqitjes së artistëve të estradës në objekte hotelierike në mënyrë që të mos etiketohen njejtë të gjithë të tjerët të cilët maksimalisht investojnë në realizimin e këtyre ngjarjeve organizuar dhe mbajtur në pajtim me protokollet e reja valide.

OPH dhe SHAEM  njëherit u bëjnë thirrje të gjithë artistëve të estradës ku janë dëshmitarë se hotelierët nuk mund t’i zbatojnë interpretimet e veta në tërësi në pajtim me protokollet dhe rekomandimet, t’i anulojnë shfaqjet e tyre në tërësi dhe në interes të mbrojtjes së shëndetit të vet dhe të mysafirëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!