Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndalesë për kamionë në rrugën Mavrovë-Dibër

Shkup, 26 janar – Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës, prej mbrëmë në orën 23:10 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës regjistrohen në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë. Shi bie në Makedonski Brod, Dibër, Kërçovë dhe në qafat malore Bukovë dhe Presekë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...