Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese në rrugën Mavrovë – Dibër

Shkup, 14 tetor – Për shkak të reshjeve të borës në drejtimin rrugor, aksi Mavrovë – Dibër, prej orës 9:45 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.

 

Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit por zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev. 

Related posts

Analizë: Të rinjtë të pa interesuar për t’u martuar, ulet dhe numri i shkurorëzimeve

Z H

Janë sanksionuar 256 vizitës për vizitje të shpejtë

D V

Spasovski në Forum të ministrave të punëve të brendshme të vendeve anëtare të MARRI në Podgoricë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More