“Ndalni armët për Izraelin”/ Macron: Vetëm kështu përfundon lufta në Lindjen e Mesme

nga Xh M

Në samitin e vendeve mesdhetare të Bashkimit Europian të mbajtur në Qipro, Presidenti Francez Emmanuel Macron ripërsëriti thirrjen e tij për të ndalur dërgesat e armëve drejt Izraelit, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme sesi Lufta që po zhvillohet në lindjen e Mesme do të ndalej.

Macron u shpreh se kjo nuk është një thirrje për të çarmatosur Izraelin, por është një thirrje që dëshmon se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për një armëpushim.

“Ne kemi përsëritur nevojën për një armëpushim dhe ky armëpushim është thelbësor si në Gaza ashtu edhe në Liban. Ne kemi nevojë për të ndalur luftën tani, ashtu siç kemi nevojë për lirimin e pengjev. Lufta duhet të ndalet për atë të cilët janë viktima të saj, duhet të ndalet për kërcënimin që ajo paraqet për të gjithë stabilitetin e rajonit dhe më gjërë.Kjo është arsyeja pse Franca ka bërë thirrje për ndalimin e eksporteve të armëve. Liderët e tjerë këtu kanë bërë të njëjtën gjë, siç e dimë të gjithë. Kjo është e vetmja mundësi që kemi sot për t’i dhënë fund. Edhe një herë, le të jemi të qartë: kjo nuk është një thirrje për të çarmatosur Izraelin kundër kërcënimeve ndaj këtij vendi dhe populli mik, por një thirrje për të ndaluar çdo destabilizim të mëtejshëm në këtë pjesë të botës. Stabiliteti dhe paqja do të vijnë vetëm përmes zgjidhjeve diplomatike.”

Presidenti Francez Emmanuel Macron e kishte ripërsëritur thirrjen e tij për të ndalur dërgesat e armatimeve që Izraeli po përdor në rripin e Gazës edhe përgjatë fundjavës së shkuar.

Kreu i Elizesë ishte shprehur se Tel Avivi nuk po dëgjon thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje armëpushimi ndërsa shtoi se civilë të pafajshëm po vriten çdo ditë në Gaza.

Pas kësaj thirrje të Presidentit Francez Emmanuel Macron javën e shkuar , Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu reagoi duke thënë se ky ishte një turp dhe se vendi i tij do të vijonte të luftonte kundër terrorizmit, edhe nëse do të mbetej i vetëm në këtë betejë. /abcnews

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More