Ndalohen katër persona për ryshfet, dy nga ta zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme

Arrestohen katër persona për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti e pranim të ryshfetit në sektorin privat.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar personat me inicialet J.H., A.F., B.G.,  me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së.

Po ashtu është ndaluar edhe personi me inicialet H.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet.

Prokuroria thotë se pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë.

Prokurori i Shtetit lidhur me këtë rast, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.

Related posts

Rrëfimi i pasagjeres së autobusit të aksidentuar në Kroaci: E pashë veten në livadh

D V

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës, reagon NATO

D V

Moti për 4 ditët e ardhshme në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More