Ndalohen pesë persona nga Vrapçishti, kanë penguar punonjësit e gjykatës në kryerjen e veprimeve zyrtare

nga D V

SPB Tetovë njofton se policia ka ndaluar pesë persona nga fshati Vrapçisht, për shkak se kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve të tyre zyrtare.

“Me datë 30.09.2024, në ora 15:40 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjësit e policisë NjP Gallatë, kanë privuar nga liria personat Gj.M.(61), E.M.(30), M.M.(35), Xh.M.(56), N.M.(61), të gjithë nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të B.I.(41) gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar, se rreth orës 15:00 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”. thonë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More