Ndalohen pesë shtetase të huaja në Maqedoni

nga D V

SPB Tetovë njofton se gjatë kontrolleve të kryera në disa objekte përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar janë ndaluar pesë femra shtetase të huaja.

“Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar.

Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More