Ndalohen tre persona në Rosoman, kapen duke transportuar dru në mënyrë ilegale

nga D V

MPB njofton se kanë ndaluar tre persona për shkak se janë kapur duke transportuar dru në mënyrë ilegale.

Me datë 31.03.2024 në ora 19:30 në fshatin Sirkovë, komuna Rosoman, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit, kanë ndaluar A.Gj.(58), D.P.(60), të dy nga fshati Sirkovo, Komuna Rosoman dhe Lj. Gj. (65) nga Kavadari.

Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në atarin e fshatit Sirkovë, punonjësit e policisë në bashkëpunim me Policinë Pyjore kanë gjetur A.Gj., D.P. dhe Lj.Gj. me traktorët e tyre me targa Kavadari me rimorkio të ngarkuara me dru zjarri dushku të pa markuar.

Traktorët dhe drunjtë u sekuestruan dhe i kaluan Policisë Pyjore, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More