Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ndalohen udhëtimet drejt Britanisë së Madhe

Njerëzve që jetojnë në Britani u është kërkuar që të mos bëjnë panik pasi Franca mbylli kufirin e saj me Britaninë e Madhe për 48 orë.

Alex Veitch, nga grupi tregtar ‘’Logistics’’ në Britaninë e Madhe tha se vetëm disa kamionë me mallra ushqimore ishin bllokuar.

Ai tha: “Ju lutem, nuk ka nevojë për panik mos shkoni në vende të tjera të blini, ka mallra të disponueshëm në dyqane, shitësit me pakicë po bëjnë gjithçka që munden”.

Ian Wright, shefi ekzekutiv i Federatës së Ushqimit dhe Pijeve gjithashtu tha se nuk kishte nevojë që njerëzit të frikësoheshin për blerjen, por ai tha se kishte shqetësim nga ana e tyre rreth furnizimeve të ushqimit në afat më të gjatë, veçanërisht pas Krishtlindjeve.

Por si kanë reaguar vendet e tjera ndaj tensionit të ri në Mbretërinë e Bashkuar?

Bashkimi Evropian ka vendosur të takohet sot për të diskutuar llojin e ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, por si kanë reaguar shtetet e tjera evropiane për këtë rast.

Në BE, shumë vende duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Danimarkën, Holandën, Irlandën, Austrinë, Portugalinë, Suedinë dhe Belgjikën, kanë njoftuar tashmë ndalime të përkohshme të fluturimeve nga Britania e Madhe , megjithëse disa vende kanë lejuar, përjashtime bëjnë  për trafikun e mallrave.

Bullgaria gjithashtu ka pezulluar fluturimet, masat e saj do të zgjasin deri më 31 janar

Turqia dhe Zvicra gjithashtu kanë ndalur fluturimet drejt Britanisë së Madhe.

Por nuk është vetëm Evropa që ka vepruar: Kanadaja ka pezulluar hyrjen e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Anglia për 72 orë, efektive qysh nga mesnata (05:00 GMT)

Vendet e tjera që futin kufizime të reja në udhëtimet drejt Mbretërisë  së Bashkuar përfshinë  Hong Kong, Izrael, Iran, Kroaci, Argjentinë, El Salvador, Kili, Marok dhe Kuvajt.

Ndërkohë, Arabia Saudite ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare për një javë për shkak të pandemisë, shkruan BBC.

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni

R Zh

Gjermanët “marrin frymë”/ Aktivitetet që kanë nisur të rihapen

T E

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

T E

Presidenti i Ukrainës vaksinohet për të hequr çdo dyshim

T E

Krizë e thellë në spitalet e Hungarisë, mijëra punonjës braktisin punën

T E

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...