Ndalohet nga policia, i riu nga Pogradeci gëlltit kanabisin për ta fshehur

nga D V

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi u kap me një sasi kanabisi me vete.

Mësohet se 33-vjeçari u ndalua për kontroll dhe në momentin që efektivët iu afruan, ai gëlltiti sasinë e kanabisit për ta fshehur. Pas kësaj ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More