Ndalohet një person në Gjilan për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar të dyshuarin M.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte.

Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Related posts

Kosovë/ Policia sekuestro dy armë zjarri në Drenas

N E

Arrestohen dy persona për tregtim të paautorizuar të armëve

D V

Arrestohen dy persona nga Kërçova pë drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More