Ndalohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer kontrolle dhe sekuestrime të përkohshme në një lokacion në komunën e Pejës, ndaj një personi të dyshuar me inicialet K.B., i cili është ndaluar për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar” e që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një  I-Phone 7, një I-P-hone X-MAX, si dhe një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtë (revole) kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me 10 (dhjetë) fishekë dhe tjetri me 8 (tetë) fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, 20 (njëzet) fishekë tjerë (jashtë karikatorëve) të kalibrit 9mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  me inicialet K.B., është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar”. 

Related posts

Vdes një person në QKMF në Malishevë, policia nis hetimet

D V

Denoncim i rremë për bombë para Qeverisë, personi është zbuluar dhe arrestuar

D V

Zbardhen tetë vjedhje, arrestohet 42 vjeçari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More