MPB Maqedoni njofton se dje (12.06.2024) në orën 09:20 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, punonjësit e policisë e kanë arrestuar personin C.R (56) nga Republika e Turqisë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe një kontrolli shtesë, u konstatua se kartoni i gjelbër i sigurimit për kamionin “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin ai e drejtonte, ishte i falsifikuar.