Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ndalohet zyrtari për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, me inicialet A.P është ndaluar sot pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas komunikatës, Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar sot këtë person për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

D V

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

D V

Pesë euro dhe dy euro më të falsifikuarat

D V

Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

D V

Vaksinat dhe COVID-19, IKSHPK tregon rëndësinë, përmbajtjen dhe efikasitetin e tyre

D V

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...