Ndarja e kartelave të para për “naftë të gjelbër” në Tetovë, Zhelinë, Tearcë dhe Jegunoc

Shkup, 25 gusht – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha sot do t’i ndajë kartelat e para për “naftë të gjelbër” për bujqit nga Tetova, Zhelina. Tearca dhe Jegunoci.

 

Ndarja do të jetë në ambientet e Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në Tetovë.

Dje, drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikica Baçovski i ndau kartelat e para “të gjelbra” në Shtip nga gjithsej 1.148 të parashtruara, me vlerë 7,7 milionë denarë.

Sipas paralajmërimeve, këto ditë kartelat do të jenë në dispozicion edhe në Krivogashtan, Prilep, Krushevë, si dhe në Manastir dhe Demir Hisar. Kompetentë u apelojnë të gjithë bujqve, kur do të shkojnë t’i marrin kartelat për “naftë të gjelbër”, t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19.

“Shfrytëzuesit e masës “naftë e gjelbër” para se të fillojnë me përdorimin e mjeteve, pasi do ta aktivizojnë kartelën në pompën më të afërt të karburantit, duhet të bëjnë edhe krahasim në shumën të cilën e kanë në kartelë me shumën të cilën e kanë në vendim”, thekson Agjencia.

Për “naftën e gjelbër” ndihmë që ndahet tashmë tre vite me radhë, janë siguruar 200 milionë denarë.

Related posts

Qytetarët paraqesin më shumë ankesa për diskriminim në vendin e punës

Z H

Në Gjinekologjinë e Çairit një grua 52 vjeçare për herë të parë sjellë në jetë një vajzë

Z H

Me çfarë fytyre do t’i dalë përpara Mickoski Selës, kur kërkon lirimin e dhunuesve të tij!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com