Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë sot pjesë në homazhet në nder të ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini.
Ai tha për mediat se Sejdini punoi çdo ditë në të mirë të qytetit, pavarësisht ndasive politike.
“Jam shumë i prekur nga largimi i parakohshëm i mikut të mirë si Qazim Sejdini. Kam punuar për një kohë të gjatë bashkë me të, në dobi të Elbasanit, Qoftë si prefekt dhe pastaj për 3 mandate si kryetar i bashkisë. Dua të nënvizoj disa veti që i kishte Qazim Sejdini, mbi të gjitha qetësia.
E dyta; dashuria e tij për këtë qytet. Ka bërë gjithçka ka mundur në dobi të Elbasanit. Gjej rastin që të nënvizoj dhe faktin se pavarësisht kësaj ndasie politike, mendoj se Qazim Sejdini u mundua që gjatë karrierës së tij politike, të përçojë mesazhin në bashkëpunim më të mirë të qytetit. Ai kishte një gjë të veçantë që duhet ta ndjekin dhe të tjerët. Punonte në të mirë të qytetit, pavarësisht ndasive politike. Këtë duhet ta vlerësojmë të gjithë. Elbasani ka humbur një kryetar bashkie që ka dhënë kontribut të madh për këtë qytet. Elbasani humbi një elbasanlli 24 karatsh.”, tha Balla.