Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ndarja selektive e K15: Sindikalistët të irrituar, opozita sheh legalizim të blerjes së votës

Shkup, 10 qershor – Zhurnal – Rebalanci i buxhetit me të cilin qeveria ka ndarë mjete për pagën e trembëdhjetë, të ashtuquajturin K-15, ka ngjallur një sërë reagimesh në opinionion, dhe një revoltë të theksuar sepse është paraparë pagë shtesë vetëm për administratorët të cilët gjatë kohës së pandemisë ose kanë qëndruar në shtëpi ose kanë punuar me gjysëm orari, shkruan Zhurnal.

Pagën e trembëdhjetë nuk do ta marrin punonjësit në arsim, polici dhe ndërmarrjet komunale, që për shumë qytetarë të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale bëhet fjalë për një “injeksion parazgjedhor” të pushtetit, dhe pikërisht kjo, ka ngjallur një revoltë edhe te sindikalistët të cilët vendimin e qeverisë e quajnë diskriminues.

E zëshme ka qenë Konfederata e Sindikatave të Lira, sipas të cilës, punonjësit në administratë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, dhe se shteti nuk duhet të jetë për dikë nënë e për dikë tjetër njerkë.

“Në vend kemi 120 mijë punonjës  që marrin pagë nga buxheti, ne mesin e të cilëve ka ushtarë, policë, punonjës arsimi dhe nëpunësit civilë, por të gjithë janë nëpunës civilë dhe nuk ka ndonjë dallim  klasifikimi sipas veprimtarisë.  Nuk do të marrin të gjithë por vetëm 16 -17 mijë nëpunës civilë sepse marrëveshja kolektive që u nënshkrua në vitin  2019 është diskriminuese”, tha Bllagoja Ralpovski, kryetar i KSL-së.

Paralelisht me këtë, ka reaguar edhe sindikata e policisë, e cila së fundmi kërcënoi me një grevë.

Për opozitën, rebalanci i buxhetit, më saktë alokimi I mjeteve financiare për K15 është blerje e votave në formë legale.

“Mënyra si janë selektuar një pjesë e nëpunësve shtetëror për K15 në prag të zgjedhjeve lokale, nuk ka asnjë dyshim se kemi të bëjmë me jë tentativë të radhës të qeverisë për ushtruar trysni dhe blerje të votave në zgjedhjet lokale. Qytetarët të mbërthyer nga pasojat negative të pandemisë kërkojnë zgjidhje nga qeveria, e jo blerje të votave në formë legale”, tha për Zhurnal.mk, Orhan Murtezani, zëdhënës i koalicionit Alenaca dhe Alternativa (ASH-AA)

Kujtojmë se buxheti i rebalancuar, ka paraparë alokimit të rreth  4 milion euro për pagesën e K-15 për  punonjësit në ministri, zyra të prokurorisë, zyra e avokatit të shtetit, , komuna, burgje, gjykata dhe institucione tjera publike të themeluara nga qeveria dhe organe të tjera themeluara nga Kuvendi.

Postime të ngjashme

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...