Ndërtohet sistemi për furnizim me ujë të pishëm në lagjen Bregu i Diellit

Tetovë, 31 gusht – Kryetarja e Komunës së Tetovës tha se sot bashkë me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të RMV z. Naser Nuredini ishim në lagjen Bregu i Diellit, ku po zhvillohen punët për ndërtimin e rrjetit për furnizim me ujë të pijshëm për këtë lagje.

 

Ky projekt sipas saj është financuar nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, dhe ka të bëjë me ndërtimin e afër 5 km të tubacionit shpërndarës të ujit të pijshëm, në më shumë se 25 rrugë dhe rrugica të kësaj lagjeje, ndërtimin e 24 pusetave shpërndarëse dhe 8 hidranteve të ujit, me një kapacitet shpërndarës prej 20 L/sek.

Paraprakisht komuna e Tetovës ka realizuar edhe ndërtimin e rezervoarit akumulues të ujit për nevojat e kësaj lagjeje, si dhe lidhjen për furnizim me ujëtë këtij rezervoari në gjatësi prej 3 km nga Stacioni për filtrim të ujit të pijshëm në f. Lisec.

“Me përfundimin e këtij projekti po përmbyllim një nga nevojat dhe kërkesat e kahmotshme të banorëve të lagjes Bregu i Diellit, për furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësor”deklaroi z.Arifi.

Related posts

Të punësuarit në institucionet shtetërore të jenë në dispozicion për regjistrimin, rekomandon Qeveria

D V

Për fundjavë nuk ka ndërprerje të komunikacionit në aksin Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë

D V

Izet Mexhiti: Dikur në Shkup në gishta numëroheshin studentë në shkollë të mesme, ndërsa sot Çairi me shumë doktorantë, e profesorë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com