Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ndër 18 më të kërkuarit në Europë për pornografi me fëmijët, një shqiptar nga Kosova

Mes 18 dhunuesve seksualë më të kërkuar në Europë është dhe një shtetas nga Kosova. Në mesin e emrave të publikuar nga Europoli është dhe Nesat Bego.

Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale. Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por faqen e webit e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu. transmeton BW.

Bego akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm. Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Thuhet se Bego është arratisur nga Luksemburgu.

Europol ka njoftuar se do të shpërndajë shpesh fotot e tyre përmes mediave në internet gjatë katër javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes faqes se webit.

Postime të ngjashme

Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

T E

Vrasja e biznesmenit në Prishtinë nga babai i tij, flasin nga Prokuroria

T E

Babai vrau Albert Krasniqin dhe njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin

T E

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

T E

Kurz flet me Hotin, jep lajmin e mirë për shpërndarjen e vaksinave edhe në Ballkan

S.B.

Tetë të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...