Ndërhyrje restauruese në objekte unikale të trashëgimisë tonë kulturore

nga D V

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri me dije se po punohet për zbatimin e projektit “Përmirësim i turizmit potencial kulturor, nëpërmjet ndërhyrjes në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë”, për ndërhyrjet konservuese-restauruese në katër objekte unikale të trashëgimisë tonë kulturore në Voskopojë dhe Vithkuq, përkatësisht në Kishën e Shën Prodhromit, Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit, Kishën e Shën Pjetrit dhe Pavlit.

Punimet për konservimin e pikturave murale, të cilat po kryhen nga restauratori Adrian Çene dhe ekipi i tij, konsistojne kryesisht në ringjitjen e shtresave pregatitore, konsolidimin e pelikulit piktorik, pastrimin nga depozitimet dhe mbushjet e çarjeve.

Specialistët e Sektorit të Artit në IKTK po ndjekin në vijimësi nga afër zbatimin dhe ecurinë e këtyre ndërhyrjeve. Financues i ketij projekti eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More