Shqipëri

Ndërhyrjet në zonat intime jo më tabu në Shqipëri; Dr. Senera Hoxha flet për vaginoplastinë dhe labiaplastinë…!

Zhurnal Ads

-Doktoreshë Senera, çfarë është kjo çështja e rregullimit të pjesës intime tek femrat?

-Faleminderit që pyesni! Nëse yjet e showbiz-it botëror e jo vetëm na kanë mësuar vitet e fundit se asgjë nuk është e pamundur, edhe kur bëhet fjalë për vendet intime duket se asgjë nuk është jashtë pritshmërive prandaj edhe kirurgjia plastike ecën paralel me kërkesat. Nga motrat Kardashian deri tek përtërirja me lazer te Sharon Osborne duke folur për procedurën e saj shtrënguese të vaginës, është e qartë se nderhyrjet intime plastike po bëhen të zakonshme. Dhe tendenca po rritet edhe në mesin e njerezve të zakonshëm, gjithashtu. Në fakt, kur bëhet fjalë për labiaplastine e cila pati një rritje prej 53% të procedurave jashtë vendit (janë statistike botërore) nga 2013-ta në 2020-n që edhe po jetojmë në këto kushte të vështira për shkak të situatës covidiane.
-Çfarë është labiaplastia ose thënë ndryshe korrigjimi i buzëve të vaginës?
-Është kryesisht një procedurë estetike, por edhe funksionale. Shumë femra i kanë buzët e vogla të vaginës shumë të rritura (kjo per arsye hormonale, genetike,sjelle seksuale etc)Në këtë rast buzët e vogla dalin jashtë dhe nuk mbulohen nga buzët e mëdha. Këto gra normalisht që nuk janë të kënaqura me pamjen e buzëve të vaginës.(shpesh here ankojne se nuk veshin dot xhinse te ngushta ose bikini ne plazh) disa e kane problem gjate marrdhenieve intime. Në këtë rast bëhet rimodelim i buzëve të vogla të vagines. Nderhyja mund të kryhet me anestezi lokale ose me sedoanalgjezi( pergjumje dhe pa dhimbje )varet nga gjendja psikologjike e gruas, por edhe nga kohëzgjatja e parashikuar e interventit . Qepja bëhet me penj qe perthithen vete nga trupi (domethënë me penj që shkrihen dhe që s’kanë nevojë të hiqen). Zakonisht pas operacionit jepen antibiotikë për ta parandaluar infeksione dhe disa lares intim specifike. . Pas operacionit nuk rekomandohet që të bëhen punë të rënda fizike, të bëhet dush më ujë të nxehtë, nuk rekomandohet larja në pishinë si edhe nuk duhen kryer raporte seksuale per 6 jave.
-Po plastika e vaginës (vaginoplastia)?
-Ky është operacioni që kryhet gjithnjë e më shpesh në disa vitet e fundit. Në shumicën e rasteve këto janë gra të cilat kishin pasur komplikime gjatë lindjeve. Këto gra pohojnë se raportet seksuale janë përmirësuar dukshëm dhe se te dy partneret ndjejne shumë më tepër kënaqësi. Gjatë lindjes vagina zgjerohet dhe pas lindjes nuk kthehet në dimensionet e mëparshme. Shpeshherë pas lindjeve të vështira, në vaginë mbesin carje të cilat vështirësojnë raportin seksual. Vagina është një organ që me moshën dobësohet, muret bëhen më të buta, hapësira e vaginës zgjerohet dhe muret dalin pjesërisht jashtë .Këto ndryshime shkaktojnë probleme psikologjike tek gruaja, sepse vagina është një organ që lidhet me kënaqësi dhe përjetime erotike jo vetëm për gruan, por edhe për partnerin e saj i cili nuk ndjen kënaqësinë seksuale sikurse më parë. Sot, është e mundur që këto probleme të eliminohen. Vaginës i kthehet forma e mëparshme nga jashtë, kurse nga brenda ajo ngushtohet.
-Thatë që kërkesa për këto ndërhyrje po vjen në rritje, pse konkretisht?
-Kjo prirje në rritje mund të jetë për shkak të një vetëdijeje më të madhe dhe bisedave më të hapura rreth shëndetit vaginal. Për shumë gjenerata, shëndeti vaginal është konsideruar tabu dhe procedurat dhe opsionet për t’u kujdesur për organet gjenitale femërore nuk ishin në dispozicion.Pavarësisht arsyeve, shëndeti vaginal dhe operacioni plastik brenda dhe rreth zonës vaginale po merr më shumë vëmendje se kurrë më parë.Mënyra se si një grua e percepton formen e saj gjenitale ka ndikim shumë të madh në jetën e saj emocionale. Kjo mund të bëjë që një femër të humb dëshirën seksuale, të ulë vetëbesimin e saj dhe të zvogëlojë kënaqësinë seksuale. Rrjedhimisht kjo mund të shkaktojë edhe shkatërrim të raporteve seksuale dhe emocionale që ajo ka me partnerin e saj.
Kjo është arsyeja se përse shumë femra sot kërkojnë ndihmë për të korrigjuar ndryshimet në organet e tyre gjenitale, për të kthyer vetëbesimin, për të rritur kënaqësinë seksuale dhe të rinuar jetën e tyre seksuale.Interventet që mund të kryhen janë vaginoplastia (apo ngushtimi i vaginës) dhe labiaplastia (korrigjimi i pamjes dhe madhësisë së buzëve të vaginës) ato të cilat i shpjeguam më sipër.
-Këto janë ndërhyrje që ju i realizoni apo jo?
-Sigurisht, bashkë me doktorin turk Dr.Selčuk Išik, në realizojmë këto ndërhyrje të cilat kanë sjellë edhe pelqim tek pacientet tona dhe u kanë ndryshuar dhe jetën në kuptimin pozitiv.

Postime të ngjashme

Kandidatët e BKH po mbikëqyren nga tre prokurorë të SPAK

admin

Infektohet me Covid-19 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

S.B.

“Virusi ka pësuar mutacion”/ Drejtori i spitalit Covid 2: Maska, sakrificë për të shpëtuar jetë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...