Maqedoni

Ndërkombëtarët presin të rrënohet terasa ilegale e VMRO-DPMNE-së, mirëpo BDI po bën pengesa!?

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Faktori ndërkombëtar në Shkup kërkon që rrënimet e objekteve ilegale të mos përfundojnë me kafeterinë “Fontana” tek Mavrovasja, por të vazhdojë në mënyrë joselektive në mbarë vendin.

Marrim vesh se diplomatët perëndimorë në takime joformale me përfaqësues të qeverisë, gjithnjë e më tepër parashtrojnë pyetjen se ku mbeti rrënimi i objekteve tjera, por nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete. Ata janë interesuar edhe për shkaqet pse nuk po rrënohet terraca ilegale te selia e VMRO-DPMNE-së, që e përmendi edhe vetë zëvendës kryeministri Artan Grubi. Sinjalet e para që i kanë marë është se pikërisht BDI po pengon rrënimin te selia e partnerit të tyre 10 vjeçar.

“Menduam se Grubi e ka seriozisht kur foli për rrënimin terracës së VMRO-DPMNE-së, por tani po kuptojmë se deklarata e tij ka qenë vetëm sa për të hequr përgjegjësinë prej BDI-së, deri sa partia e Ali Ahmetit faktikisht nuk po lejon rrënimin. Ne do të vazhdojmë me presionet tona dhe jemi optimist se BDI-ja nuk do të ketë mundësi të edhe shumë gjatë ta mbrojë rrënimin e terasës te selia e VMRO-DPMNE-së. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë”, kanë theksuar burime diplomatike në Shkup për Gazetën Lajm.

Ndërkombëtarët kërkojnë nga BDI që në këtë drejtim të ketë qëndrim të njëjtë për të gjithë qytetarët, respektivisht të mos bëjë diskriminim vetëm të shqiptarëve, prej të cilëve merr shumicën e votave, e tolerim të maqedonasve dhe bashkësive tjera etnike.

Postime të ngjashme

Berlini bën të pamundurën që Shkupi të fillojë bisedimet deri në fund të vitit

admin

Nënshkruhet bashkëpunimi Maqedoni – Serbi – Shqipëri, ja dobitë për qytetarët e tre vendeve

Z H

Xhaferi realizoi takim me Nives Tiganj

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...