Agjencia Zhurnal.mk.

Nderohen viktimat e tërmetit në Shkup nga viti 1963

Shkup, 26 korrik – Me rastin e 58 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, lule para Përmendores së viktimave të tërmetit në Shkup në varrezat e qytetit në Butel sot kanë vendosur përfaqësues të kreut shtetëror- nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski dhe delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev ku kanë qenë edhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në nder të viktimave, kurora lulesh ka vendosur edhe delegacioni i Qytetit të Shkupit në krye me Petre Shilegovin si dhe delegacion i Këshillit të Qytetit të Shkupit ku kanë qenë edhe këshilltarët Branko Georgievski, Irena Popova dhe Bojan Ivanoviq.

Homazhe ndaj viktimave në tërmetin në Shkup kanë dhënë edhe delegacioni i partive politike, komunave në Shkup, përfaqësues të Kryqit të kuq të Qytetit të Shkupit, nga ndërmarrjet publike dhe kulturore të kryeqytetit, nga institucione shtetërore, Shoqata, delegacione të huaja në vendin tonë dhe qytetarë.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy