Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Shkup, 23 qershor – Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pezullimin e lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta, patentë shoferi, etj.) të cilën e bën ministria e Brendshme, ndërsa ka shprehur besimin se një veprim i tillë do të ndikojë seriozisht në mosrealizimin e shumë të drejtave të tjera të qytetarëve.

Avokati i Popullit thotë se do të hetojë lëshimet e mundshme në punën e shërbimeve kompetente në MPB për të parë se cila është arsyeja e ndërprerjes së lëshimit të dokumenteve për qytetarët.

Duke marrë parasysh që vitin e kaluar për shkak të masave kufizuese, një numër i madh i qytetarëve nuk i rinovuan dokumentet e tyre personale, dhe disa nuk mund t’i rinovonin ato për shkak të kufijve të mbyllur, Avokati i Popullit beson se ministria kompetente duhet të kishte parashikuar një situatë të tillë.

“ Ndryshimi i sistemit ose azhurnimi i tij në një periudhë kur pritet të ketë një fluks të shtuar të kërkesave për lëshimin e dokumenteve është i papërshtatshëm, dhe paraqet shkelje të të drejtave të qytetarëve, për [ka Avokati i Popullit do të hetojë lëshimet e mundshme në punën e shërbimeve kompetente në ministrinë e Brendshme, për të parë se cila ështe arsyeja e ndërprerjes në lëshimin e dokumenteve për qytetarët. Njëkohësisht, Avokati i Popullit kërkon nga MPB të hetojë pse qytetarët janë sjellë në një situatë të tillë, dhe njëkohësisht të përcaktojë përgjegjësinë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e Avokatit të Popullit.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...