Agjencia Zhurnal.mk

Ndërpritet aplikimi për inverterë

Shkup, 23 shtator – Nga sot, Qyteti i Shkupit nuk pranon aplikime për kondicionerë inverter, megjithëse janë paraqitur 4,135, dhe jo 5,200 siç ishte planifikuar të ishte limiti. Sipas njoftimeve nga Qeveria, 5200 qytetarë duhej të subvencionoheshin, për çka 5 milion e dyqind mijë euro u transferuan në Qytetin e Shkupit. Qyteti i Shkupit thotë se aplikimet u ndërprenë për t’i kontrolluar aplikimet e deritanishme.

“Nëse konstatohet se nuk janë thithur të gjitha mjetet e parapara për këtë qëllim, ekziston mundësia thirrja të vazhdohet, për çka opinioni do të informohet me kohë. Të gjithë ata që deri tani kanë aplikuar dhe që i kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike do të marrin mjete dhe nuk do të ndahen kuponë”

Kur do të fillojë transferimi i parave dhe nëse kjo do ndodhë shpejtë, nga Qyteti i Shkupit nuk treguan.

Alsat tashmë ka shkruar se Qyteti i Shkupit dhe komunat e tjera kanë hequr dorë nga dhënia e vauçerëve prej 1000 euro për kondicionerët inverter dhe në vend të kësaj kanë vendosur t’i ndryshojnë rregullat gjegjësisht qytetarët së pari t’i blejnë kondicionerët e më pas t’u kthehen paratë. Projekti fillestar supozohej të ndihmonte kategoritë e ndjeshme të qytetarëve për t’u pajisur me kondicionerë sepse çmimi për një inverteri sillet nga 500 euro e tutje. Ministri Nuredini për Alsat pretendon se ai ka kërkuar që të jepen vauçerët, por është mbivotuar.

“Institucioni ynë ishte i përfshirë nga pikëpamja e mjedisit.  Fatkeqësisht, njerëzit duhet ta paguajnë kondicionerin e më pas t’i marrin paratë. Unë i sugjerova grupit të punës që të bëhet me vauçerë, por më mbivotuan. Ky institucion nuk merr vendime vetanake, ka institucione të tjera që vendosin se si duhet të shkojë procesi. E ngritëm çështjen, por u mbivotuam- deklaroi Naser Nuredini- Ministër i Mjedisit.

Qeveria thotë se zbatimi i masës është në kompetencë të vetë komunave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...