Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Ndërpritet dasma në Tetovë, privohet nga liria pronari i objektit hotelie

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, gjatë ditës së djeshme në orën 16:10, pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer një kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të personit K.K. (35) nga Tetova.

” Gjatë kontrollit, është arritur në përfundimin se objekti nuk kishte respektuar rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësisht kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se dasma është ndërpre menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

“Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin policor Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, thuhet në fund të njoftimit të policisë.

Postime të ngjashme

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Disa persona në Prishtinë e rrahin një femër dhe e detyrojnë të abortojë

S.B.

EMRAT/ Ish-kryeplaku dhe i biri në krye të grupit të trafikut të drogës! Si bëhej shitja nga Korça në Fier

S.B.

Një automjet me 12 emigrantë është rrokullisur derisa po ikte nga policia

S.B.

Dje në Shkup u sanksionuan 217 vozitës

S.B.

Pejë: Arrestohen shtatë persona për bixhoz të paligjshëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...