Agjencia Zhurnal.mk

Ndërrimi i shefit të shërbimit të inteligjencës ushtarake në Gjermani

Shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake gjermane do të ndërrohet në tetor, përderisa autoritet i intensifikojnë përpjekjet  për  çrrënjosje të ekstremistëve të djathtë në armatë, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Anegret Kramp-Karenbauer vendosi ta shkarkojë Kristof Gram muajin e ardhshëm “me pëlqimin e tij” nga funksioni i drejtorit të Shërbimit  të inteligjencës ushtarake (MAD), thuhet në kumtesën e Ministrisë. Shtohet se së shpejti do të sillet vendim për trashëgimtarin e tij.

Gram e ka udhëhequr MAD nga viti 2015. Ministrja e Mbrojtjes i theksoi meritat e tij  në fillimin e reformave dhe përmirësimin e punës së shërbimit,  por shtoi se ajo dhe Kramp-Karenbauer pajtohen se faza e ardhshme e modernizimit kërkon  stimulues të ri që “duhet të jetë i dukshëm në ndryshimet kadrovike”.

Prej më parë zbulimi i disa  pjesëtarëve të së djathtës në armatë shkaktoi alarm te autoritetet gjermane.

Në korrik, ministrja e mbrojtjes ka shpërndarë një pjesë të forcave elite speciale, duke thënë se grupi elit është izoluar nga pjesa tjetër e forcave të armatosura në Bundesver dhe se në izolim, disa pjesë të saj kanë zhvilluar  kulturë toksike që udhëheqësia e ka toleruar me vite.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...