Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Ndërroi jetë gjeneralmajori Risto Damjanovski, ministër i parë i Mbrojtjes në Qeverinë eksperte

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Pas një sëmundje të shkurtër dhe rëndë nga Kovid-19 gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë ministri i parë i Mbrojtjes dhe anëtar I Qeverisë eksperte pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, gjeneralmajori, prof. dr. Risto Damjanovski.

Damjanovski ka lindur në Dolenc, në rajonin e Demir Hisarit, në vitin 1937. Ka përfunduar shkallën më të lartë të arsimit ushtarak në Beograd, Shkollën Politike në APJ dhe Akademinë e Lartë Politike Ushtarake, ndërsa ka doktoruar në Universitetin në Shkup dhe u bë doktori i parë për shkenca ushtarake-historike, në temë “Lëvizja Nacionalçlirimtare Maqedonase” në Fakultetin Filozofik në Shkup. Më vonë ka qenë ndihmëskomandant i Mbrojtjes territoriale të RMV, ligjërues në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe ligjërues i lartë në Fakultetin Juridik në Manastir. Ka qenë anëtar I Këshillit Ekzekutiv dhe Sekretariatin Republikan për Mbrojtje Kombëtare.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në një numër të madh të simpoziumeve shkencore dhe ka publikuar mbi pesëdhjetë punime. Fitues i çmimeve të shumta, mes të cilave “4 Nëntori” mirënjohje për punë njëvjeçare dhe çmimin “Goce Dellçev”.

Postime të ngjashme

Ndërron jetë 32 vjeçarja që u përfshi në aksidentin në Ferizaj, ku kishin humbur jetën edhe katër familjarët e saj

Dafina Vidishiqi

Tragjedi në Kërçovë / Djali ther me thikë babain, nga plagët vdes në spital

Dafina Vidishiqi

Aksident i tmerrshëm afër parkut të Çairit, ka të lënduar

Dafina Vidishiqi

Sanksionohen 213 shoferë në Shkup, 34 për vozijte të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Therret me thikë një person në Prishtinë

Dafina Vidishiqi

Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...