Agjencia Zhurnal.mk

Ndërroi jetë Qamil Selimi ish-futbollist i Vllazërimit

Papritmas ndërroi jetë Qamil Selimi ish futbollist i Vllazërimit. Për vdekjen e tij të parakohshme njoftuan nga KF Vllazërimi nga Kërçova.

“Me keqardhje dhe mosbesim të thellë e pranuam lajmin për vdekjen në moshën 52 vjeç, të ish futbollistit të Vllazërimit nga Kërçova, Qamil Selimit. E shfrytëzojmë këtë mundësi t’i shprehim ngushëllim të sinqertë familjes në emër të çdo anëtari dhe mbështetësi të Vëllazërimit, me bindje se Qamili gjithmonë do të mbetet në memorien kolektive të klubit tonë”, theksohet në kumtesën e Vëllazërimit.

Varrimi do të bëhet sot në orën 15 në varrezat e fshatit Leshnicë të Kërçovës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...