Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Ndërron jetë 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja Fatime Haxhidema, e cila ishte lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt e që po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ngushëlloi familjen e të ndjerës.

“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, shkroi Aliu.

Postime të ngjashme

14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

Drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur, 6 shoferë të arrestuar, 78 patenta të pezulluara në vend

S.B.

Lëndohet një polic në aksident trafiku në Shkup

S.B.

Covid 19 i mer jetën zjarrfikësit të njohur nga Shkupi, Nuredin Mustafa

Z H

Korçë/ Iu gjet një automatik pa leje dhe disa fishekë në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari

S.B.

Vrasje në tentativë në Pejë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...