Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ndërron jetë aktori kosovar, Shkëlzen Rraci

Zhurnal Ads

Aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci, raportohet se ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 44 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga miku i tij i ngushtë njëherësh aktori, Xhelal Haliti.

Ky i fundit ndau një shkrim në rrjetin social, Facebook, duke kujtuar momentet dhe projektet në të cilat ishin së bashku.

Ky është postimi i plotë i Halitit (pa ndërhyrje):

“Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta.

Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë.

Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”.

Seriali “Cimerat” (Foto: Facebook)

Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat” (2006-2010).

Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e shumë filmave të tjerë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Numërimi mbrapsht ka filluar/ Sara Hoxha pozon nga dhoma e lindjes

Z H

Stresi me dedikim prekës për të ëmën në përvjetorin e saj të lindjes: Do të jem mirënjohës gjithë jetën

S.B.

Vesa Luma vjen me poza atraktive në bikini: Mirësevjen 2021

S.B.

Dua Lipa bashkohet sërish me Anwar Hadid, pas koncertit virtual në Londër

S.B.

Dafina Dauti bën dedikimin prekës për vajzën pasi ish-bashkëshorti ia mori atë: Mund të më ndalojnë nga ti fizikisht, por s’mund të më ndalojnë të të dua

S.B.

Bekim Ibrahimi sjell “Jam vullkan” një këngë mjaft e bukur në këtë fundvit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...