Ndërron jetë aktorja e “Batman” dhe “In Like Flint”, Jean Hale

Jean Hale, një aktore e njohur më shumë për rolet e saj në 1960 në televizion e filma të ndryshëm si “Batman” dhe “In Like Flint”.

 

Ajo ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Të martën, familja e yllit konfirmoi për Fox News se vdiq në gusht në Santa Monica, Kaliforni.

Jean Hale (Foto: Deadline)

Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984. Ata ndajnë bashkë tre fëmijë: Kelly, Randy dhe Quincy.

Jean ishte bërë më e famshme për paraqitjen në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly.

Rolet e tjera përfshijnë: “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”, “Haëaii Five-O” dhe më shumë.

Jean Hale (Foto: New York Post)

Jashtë punës së saj si aktore, Hale iu përkushtua vullnetarizmit me Shoqërinë Amerikane të Kancerit.

Ajo gjithashtu ishte duke punuar në një përshtatje të librit “Two Toes – The Coyote Legend of Green River”, i cili u shkrua nga xhaxhai i saj, Preston Q. Hale. /Telegrafi/

Jean Hale (Foto: Hollywood Reporter)

Related posts

Mimoza Shkodra uron Kurban Bajramin

D V

Arta Elezaj ekspozon linjat në bikini nga pushimet

D V

Rita Ora po planifikon të martohet me të dashurin nga Zelanda e Re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More