Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Ndërron jetë bashkëshortja e këngëtarit Shemsi Krasniqi- Shemi

Bashkëshortja e këngëtarit Shemsi Krasniqi- Shemi nga grupi “Ilirët”, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar vet këngëtari përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemve të mi.

“E di, unë e di që ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Të dashur familjar dhe miqMe dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e…

Posted by Shemsi Krasniqi on Sunday, March 22, 2020

Ndër të tjera, në këtë kohë të pandemisë coronavirus, ai ftoi që ngushëllimet t’i bëni përmes rrjeteve sociale, pasi kështu nuk e rrezikohet shëndeti.

“Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e asnjërit nga ju e as nga familje ime. Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime”, ka shtuar Shemi.

Shpresa, bashkëshortja e tij, tash e një kohë vuante nga një sëmundje e rëndë dhe la pas vetes dy djemtë e çiftit, Bonisin dhe Uliksin. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!