Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ndërron jetë Christopher Plummer, fituesi i “Oscar” dhe ylli i “Sound of Music”

Christopher Plummer, aktori i lindur në Kanada, i cili luajti në filma përfshirë “The Sound of Music” dhe “Beginners”, vdiq të premten në mëngjes në shtëpinë e tij në Connecticut.

Ai ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

“Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm që thellësisht e donte dhe respektonte profesionin e tij”, tha Lou Pitt, shoku i vjetër dhe menaxheri prej 46 vjetësh.

“Ai ishte një thesar kombëtar që i gëzohej thellë rrënjëve të tij kanadeze. Përmes artit dhe njerëzimit të tij, preku të gjitha zemrat tona dhe jeta e tij legjendare do të qëndrojë për të gjitha brezat që do të vijnë. Do të jetë përgjithmonë me ne”.

Christopher fitoi një ‘Oscar’ në vitin 2012 për rolin në “Beginners”, duke u bërë aktori më i vjetër ndonjëherë që ka fituar për ‘një rol mbështetës’.

Ai kishte një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në skenë, me dy Tony Awards. Në filma, ishte i njohur gjithashtu për “The Insider”, “12 Monkeys”, “Star Trek VI: The Undiscovered Country” dhe “A Beautiful Mind” dhe ka dhënë kontributin e zërave për “Up”, “An American Tale” e “Madeline”.

Ai ishte i përfshirë edhe në drama romantike të tilla si “Closing the Ring” dhe “Lakeside”.

Së fundmi, i njëjti u shfaq në “Knives Out” dhe “Departure”.

I ndjeri ishte martuar tre herë, e para me aktoren Tammy Grimes, e dyta me gazetaren Patricia Audrey Lewis.

Plummer ka lënë pas gruan e tretë, aktoren Taylor dhe një vajzë me Grimes, aktoren Amanda Plummer.

Postime të ngjashme

Java e ardhshme vendimtare për të ardhmen e Jerome Boateng

D V

Kelly Brook më e lumtur se kurdoherë: Me kohë e kupton se pamja nuk është aq e rëndësishme

D V

Netflix publikon fotografinë e parë të Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth II

D V

Boris dhe Carrie Johnson presin fëmijën e dytë së bashku dhe të shtatin për kryeministrin

D V

Mila Kunis është penduar që nuk e lejoi bashkëshortin Ashton Kutcher të udhëtonte në hapësirë

D V

“Kam nevojë të qetsoj mendjen e shpirtin…”, Kejvina Kthella paralajmëron largimin nga Instagrami

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...