Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ndërron jetë dirigjenti i njohur shqiptar, Milto Vako

Dirigjenti i njohur shqiptar, Milto Vako, është ndarë sot nga jeta.

Lajmi për vdekjen e tij bëhet me dije nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Në një postim në rrjetet sociale, TKOB njofton se Vako, një nga emrat më të nderuar të artit shqiptar në fushën e dirigjimit koral, nuk është më këtë botë.

Vako është autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, shumica e të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare. Prej vitit 1990 ai ushtroi edhe detyrën si pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve.

NJOFTIMI I PLOTË NGA TKOB:

LAMTUMIRË – MJESHTRIT MILTO VAKO! Me hidhërim të thellë Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit Milto Vako. Ai është një nga emrat e nderuar të artin shqiptar në fushën e dirigjimit koral. Mjeshtri u diplomua në Konservatorin “Cajkovski” në Moskë si dirigjent kori dhe u specializua më pas në Konservatorin e Parisit. Aktiviteti artistik i tij nisi dekada më parë si mjeshtër i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe më pas si dirigjent i korit të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Si drejtues i korit të AKVP, së bashku me trupat ai arriti suksese të cilat kanë mbetur në memorien e publikut brenda dhe jashtë vendit edhe sot, ndër të cilat do të veçonim midis të tjerash: fitues i “Gjerdanit të Artë” të AKVP në Dijon të Francës. Si mjeshtër kori i TOB përgatiti me profesionalizëm korin e TOB në vepra si “Mrika”, (1966), “Heroina”, (1967), “Skënderbeu”, (1968), etj. Është një ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja, etj, i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare.

Autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, shumica e të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare. Prej vitit 1990ai ushtroi detyrën si pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOB shpreh ngushëllimet më të ndjera, familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit të madh, Milto Vako. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!/tvklan.al

Postime të ngjashme

Holandë/ Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptarë dhe holandezë për 7-8 mars

S.B.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...