Ndërron jetë gazetari Sashe Dimovski

nga D V

Shkup, 6 gusht – Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Sashe Dimovski i cili në opinion ka qenë i njohur për ndjekjen e temave nga fusha e gjyqësisë.

Dimovski ka qenë kryetar i Këshillit të nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ndërsa së fundmi është emëruar në Komisionin për falje të presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Punën e tij si gazetar ai e ka kaluar në disa media, ndër të cilat në “Kanal 5”, “Sitel”, “TV Alfa”, “Fokus”, ndërsa ka qenë themelues i portalit SVEDOK.MK për ndjekjen e temave nga sfera e gjyqësorit.

Dimovski ka qenë autor i një numri të madh të publikimeve në fushën e gjyqësisë dhe etikës mediatike.

Varrimi i Dimovskit do të bëhet të mërkurën (7 gusht 2024) në varrezat e reja të qytetit në Veles.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More