Ndërron jetë gazetari Zejnulla Veseli

Shkup, 12 korrik – Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli. I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup, në gazetën Fakti, në gazetën LAJM, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA.

 

Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta, ndërsa ka mbuluar çështjet ekonomike në redaksinë KOHA. Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi.

Vdekja e Zejnullait është humbje e madhe për gazetarinë në vend, ndërkohë Stafi “Zhurnal”, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Veseli.

Related posts

Kovid 19 RMV/ 22 humbje jete,491 raste të reja

D V

Komuna e Sarajit me njoftim të rëndësishëm për banorët e saj

D V

LSDM do të publikojë emra të kandidatëve të rinj për kryetarë komunash

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com