Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ndërron jetë ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut

Zhurnal Ads

Ish-deputeti në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, Ali Shahini, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje.

Aliu shkruan se vepra e guximshme e Shahinit për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë e Kushtetutën e Kaçanikut, është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.

”Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës”, shkruan kreu i Ferizajt.

Shahini ishte nderuar me dekoratën “Medalja e Artë e Pavarësisë” nga ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. /Insajderi.com

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Vaksinat vijnë në shkurt”/ Hoti: Do vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës…

S.B.

U ekzekutua para syve të gruas dhe fëmijës së vogël, edhe tre të arrestuar në Suedi për vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar

admin

Prokuroria kërkon të mos ndërpriten hetimet në rastin e Thaçit e të tjerëve

S.B.

Djaloshi 12 vjeçar detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

admin

Shefi e viziton policin e plagosur gjatë aksionit në Veternik

S.B.

Kanë filluar punimet në rregullimin e parkut në fshatin Golimidoll

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...