Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Ndërron jetë kompozitori i mirënjohur Avni Mula

Zhurnal Ads

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, kompozitori i mirënjohur shqiptar, Avni Mula.

Lajmin për këtë e ka bërë ditur këngëtari dhe producenti Ardit Gjebrea, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Gjebrea ka shpërndarë në Instagram një fotografi të kompozitorit të ndjerë me bashkëshorten Nina Mula, teksa ka shprehur ngushëllime për vajzën e tij, tenoren e famshme Inva Mula.

https://www.instagram.com/p/CG8MBJihNxY/?utm_source=ig_web_copy_link

“Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë”; “I ëmbël zëri i gjyshes”; “Për çdo vit në maj”; Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty! Ngushëllime Inva Mula”, ka shkruar Ardit Gjebrea në Instagram.

Avni Mula njihet për një numër të madh veprash artistike dhe kontributin e veçantë si artist ndër vite.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tefta Tashko Koço përkujtohet në 110-vjetorin e lindjes

S.B.

Nesër koncerti “Në kujtim të Nexhit”

S.B.

Laureatët e Çmimit Nobel nderohen në mungesë

S.B.

Rikthimi në të kaluarën naziste

S.B.

Panairi i Librit `Tirana 2020` online, përgjysmohen subjektet pjesëmarrëse

S.B.

Ledion Halitaj, kitaristi 9-vjeçar me dy çmime në Rumani

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...