Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ndërron jetë nga COVID-19 kryeministri i shtetit afrikan Esuatini

Ambrose Dlamini, që një muaj e gjysmë ishte duke luftuar me COVID-19 me të cilën e u infektua në mes të muajit nëntor.

Ndërroi jetë kryeministri 52-vjeçar i shtetit afrikan Esuatini, Ambrose Dlamini i cili ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai gjendej në Afrikën e Jugut për trajtim mjekësor kundër COVID-19.

Zv/kryeministri Themba Masuku, në njoftimin e tij tha se mbreti i vendit e ka urdhëruar që të njoftojë vdekjen e kryeministrit. “Shkëlqesia e tij ndërroi jetë në një spital në Afrikën e Jugut përderisa ishte në trajtim mjekësor”, tha Masuku.

Dlamini që një muaj e gjysmë ishte duke luftuar me COVID-19 me të cilën u infektua në mes të muajit nëntor. Ai për trajtim më 2 dhjetor ishte dërguar në një spital në Afrikën e Jugut.

Ai ka punuar mbi 18 vite në sektorin bankar, ndërsa mes viteve 2010-2018 ishte kryetari i MTN-së, kopanisë më të madhe të vendit për telekomunikacion.

Dlamini në vitin 2018 ishte emëruar kryeministër i Esuatinit.

Postime të ngjashme

Izraeli do “pakt të ri” për Iranin: Marrëveshja e vjetër kërcënon ekzistencën tonë

R Zh

Evropa në protestë kundër masave të reja anti-Covid

R Zh

Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19

R Zh

Markus Söder i gatshëm të kandidojë për kancelar të Gjermanisë

R Zh

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...